Juve rikthehet kah Depay
BKT
Sport

Juve rikthehet kah Depay

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi italian, Juventus raportohet se ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Holandezi është cak i torinezëve nga vera që lamë pas, dhe sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ sërish do të hedhet në sulm për Depay.

Trajneri i Juvës, Massimiliano Allegri është duke menduar për disa përforcime në afatin kalimtar të janarit, dhe sulmuesi holandez sërish është në listën e juventinëve.

Juve që tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, një vend në katërshen e madhe në Serie A, është objektiv i torinezëve.