13:52 / 02.11.2022
Pavard i pakënaqur te Bayerni, Chelsea po e monitoron francezin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi francez Benjamin Pavard nuk po kalon periudhë të mirë tek Bayern Munich.
Pavard sipas mediave gjermane, është i frustuar me minutazhen e vogël që po merr nga trajneri Julian Nagelsmann.
Klubi i madh anglez, Chelsea është duke e monitoruar më kujdes situatën në të cilën po kalon francezi tek ‘Bavarezët’.
Pavard thuhet se është duke e menduar largimin nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Londra mbase mund të jetë destinacioni i mundshëm i mbrojtësit francez.
26 vjeçari po shkon drejt fundit të kontratës me klubin nga ‘Alianz Arena’, dhe siç raportohet, e ardhmja e tij, do të jetë larg Munich.























