Ylli përballet me Hapoel Galil në Izrael
BKT
Sport

Ylli përballet me Hapoel Galil në Izrael

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli sonte do të këtë sfidën e radhës në Grupin A në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Suhareka, do të luajnë në udhëtim tek Hapoel Galil Elion, ndeshje kjo që nis në orën 16:30. Në takimin e parë të zhvilluar në Kosovë, Ylli kishte pësuar humbje me shifrat 76:93.

Ylli ka një fitore (ndaj Bamberg) dhe dy humbje, ndërsa skuadra izraelite dy fitore e një humbje.

Në takimin tjetër të këtij grupi do të përballen dy skuadrat gjermane, Bamberg dhe Niners. Bamberg ka dy fitore e një humbje, kurse Niners një fitore e dy humbje.