19:44 / 02.11.2022
Daja: Shpresoj që zëvendësuesit ta kenë nivelin e atyre që mungojnë
Uran Krasniqi/RTKLive
Ballkani ndeshet të enjten me Clujin dhe trajneri i klubit kosovar, Ilir Daja pret që lojtarët zëvendësues të jenë në nivelin e atyre që mungojnë, në funksion të një rezultati pozitiv.
Një ditë para ndeshjes Daja është shfaqur në një konferencë për media.
“Të shpresojmë që për Ballkanin është eksperienca e parë në Evropë, kjo do të mbetet nje eksperiencë pozitive dhe për të lëvizur në koeficientët. Çdo ekip qe merr pjesë në këto lloj intensiteti ndeshjesh, edhe ne kemi mungesat tona. Kemi mungesa, por shpresojmë që lojtarët që do të paraqiten do të jenë në nivelin e këtyre lojtarëve që na mungojnë”, ka thënë trajneri shqiptar.
Pavarësisht rezultatit Ballkani nuk mund të kualifikohet në raundin tjetër.























