19:54 / 02.11.2022
Prishtina dhe Trepça `89 ndahen baraz
Uran Krasniqi/RTKLive
Prishtina dhe Trepça `89 i kanë ndarë pikët në një ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës.
Rezultati përfundimtar ka qenë barazim 2-2.
Prishtina ka gjetur golin e epërsisë qysh në minutën e pestë të ndeshjes përmes Hamitit, por pastaj mitrovicasit kanë barazuar si dhe e kanë përmbysur rezultatin. Të dy golat për mysafirët janë realizuar nga Mba (36', 47'). Rezultatin e ka barazuar për Prishtinën Useini në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë.
Aktualisht Prishtina gjendet në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Trepça `89 në pozitën e tetë.
Ndeshja e sotme ishte e mbetur nga xhiro e nëntë dhe është zhvillohuar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.























