Real Madrid deklason Celticun në ndeshjen e fundit
BKT
Sport

Real Madrid deklason Celticun në ndeshjen e fundit

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid ka mposhtur Celticun 5-1 për të siguruar vendin e parë në Grupin F të Champions League.

Modric (6'), Rodrygo (21'), Asensio (51'), Junior (61) dhe Valverde (71') kanë realizuar për madrilenët. 

Goli i vetëm për klubin skocez është shënuar nga Jota në minutën e 84. 

Pas ndeshjeve të sotme Real Madrid si kryesus i grupit dhe Leipzig si vend i dytë kanë kaluar në rrethin tjetër të garës, derisa Shakhtar Donetsk dhe Celtic kanë ngecur.