Leipzig fiton ndaj Shakhtar Donetsk dhe kualifikohet nga vendi i dytë
BKT
Sport

Leipzig fiton ndaj Shakhtar Donetsk dhe kualifikohet nga vendi i dytë

Uran Krasniqi/RTKLive

RB Leipzig siguroi kualifikimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve me një fitore 4-0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në grup e Leipzig pas humbjes në dy ndeshjet e para.

Nkunku (10'), Silva (50'), Szoboszlai (63') kanë realizuar për gjermanët derisa goli i katërt ka qenë autogol nga Bondar (68'). 

Pas ndeshjeve të sotme Real Madrid si kryesus i grupit dhe Leipzig si vend i dytë kanë kaluar në rrethin tjetër të garës, derisa Shakhtar Donetsk dhe Celtic kanë ngecur.