23:04 / 02.11.2022
Milan fiton bindshëm ndaj Salzburgut
Uran Krasniqi/RTKLive
Milan ka kaluar në mesin gjashtëmbëdhjetë skuarave që do ta vazhdojnë garën në Champions League me një fitore bindëse ndaj Salzburgut. Rezultati përfundimtar ka qenë 4-0.
Giroud (14', 57'), Krunic (46') dhe Messias (90') kanë realizuar golat e fitores. Giroud pos dy golave ka dhënë edhe dy asistime për dy golat e tjerë, duke qenë kështu më meritori për rezultatin e arritur.
Në Grupin E Chelsea kryeson, duke u pasuar nga Milan. Në vendin e tretë gjendet Salzburg, kurse në vendin e fundit Dinamo Zagreb.























