23:11 / 02.11.2022
Chelsea këtë herë nuk gabon ndaj Dinamos së Zagrebit
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea e ka mposhtur Dinamon e Zagrebit 2-1 në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Petkovic ka kaluar në epërsi kroatët në minutën e shtatë, por Sterling (18) dhe Zakaria (39') kanë përmbusur Dinamon.
Në ndeshjen e parë kishte qenë fituese Dinamo, çka kishte arritutr të bëjë që trajneri i njohur, Thomas Tuchel, të shkarkohet nga detyra.
Në Grupin E Chelsea kryeson, duke u pasuur nga Milan. Në vendin e tretë gjendet Salzburg, kurse në vendin e fundit Dinamo Zagreb.























