PSG fiton në Torino
BKT
Sport

PSG fiton në Torino

Uran Krasniqi/RTKLive

Juventus është dorëzuar ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e të së mërkurës. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1 për parisienët.

Bianconerët bënë një fillim të shkëlqyer dhe ushtruan shumë presion në mbrojtjen e mysafirëve, por pa sukses. 

Mbappe (13') kaloi në epërsi në dhjetëminutëshin e dytë të ndeshjes, ndërsa "Zonja e vjetër" barazoi vetëm në përfundim të pjesës së parë me golin e Bonuccit (39'). 

Goli i fitores për francezët erdhi në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë nga Mendes. 

Grupin H e kryeson Benfica, që pasohet nga PSG, ndërsa në vendin e tretë gjendet Juventus e në të katërtin Maccabi Haifa.