23:26 / 02.11.2022
Benfica deklason Maccabi Haifan
Uran Krasniqi/RTKLive
Benfica ka mposhtur thellë Maccabi Haifan në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League. Rezultati përfundimtar ka qenë 6-1.
Benfica diktoi me përkushtim ritmin e lojës, kurse Maccabi nuk kishte asnjë përgjigje për dominimin e Benfica-s.
Ramos, Musa, Grimaldo, Silva, Araujo dhe Mario kanë shënuar për portugezët. Golin e vetëm për izraelitët e ka shënuar Chery.
Grupin H e kryeson Benfica, që pasohet nga PSG, ndërsa në vendin e tretë gjendet Juventus e në të katërtin Maccabi Haifa.























