Pioli pas kualifikimit të Milanit: Objektivi ynë të shkojmë sa më larg
BKT
Sport

Pioli pas kualifikimit të Milanit: Objektivi ynë të shkojmë sa më larg

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i ngazëllyer me fitoren e skuadrës së tij kundër Salzburgut dhe kualifikimin në rundin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

‘Rossonerët’ mbrëmë e mposhten Salzburgun (4-0), dhe tashmë Milani është në rrethin tjetër të garës elitare evropiane.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se të besuarit e tij bënë një ndeshje të bukur.

“Në pjesën e parë gabuam dhe i dhamë disa mundësi, por edhe krijuam shumë. Luajtëm me vullnet dhe dëshirë për të qenë të rrezikshëm. E morëm plotësisht takimin në dorë pas golit të dytë dhe mendoj se ishte një ndeshje e bukur”, tha Pioli.

Strategu italian thotë se cila skuadër që do të jetë kundërshtar i radhës i Milanit është stimulim. Pioli thekson se objektivi i skuadrës së tij është të shkojë sa më larg në Champions.

 “Këdo që do të kemi përballë do të na stimulojë, por jemi kampionë të Italisë dhe duhet të shkojmë sa më larg në turne. Mund të them se kushdo që të jetë rivali ynë do të ketë përballë një Milan të bindur dhe me dëshirë të madhe për të treguar se sa vlen”, theksoi Pioli.