11:45 / 03.11.2022
Lajm i mirë për Juvën, rikthehet Chiesa
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi italian i Juventusit, Federico Chiesea raportohet se është i gatshëm të rikthehet në aksion.
Chiesa sipas mediave italiane, rikthehet në skuadrën e torinezëve pasi tashmë është rikuperuar nga lëndimi i pësuar ditë më parë.
Chiesa rikthehet në skuadrën e Massimiliano Allegrit pikërisht në kohën kur ‘Zonja e Vjetër’ më gjithë ‘arsenalin’ synon të ngjitët në pjesën e epërme të tabelës në Serie A, pasi që tashmë Juve është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
“Pas një mungesë të gjatë rikthehet Chisea. Ai do të jetë i gatshëm për Juventusin”, shkruajnë mediat italiane.
Juve në fundjavën që po vjen do të përballet me Interin, në derbin e madh italian.























