Ballkani përfundon aventuren evropiane me humbje nga Cluj
BKT
Sport

Ballkani përfundon aventuren evropiane me humbje nga Cluj

Uran Krasniqi/RTKLive

Balkani i Suharekës ka përfunduar me humbje aventurën evropiane të Conference League.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve në Rumani ndaj Cluj ka përfunduar me fitoren e vendasve 1-0. 
Ka qenë minuta e shtatëmbëdhjetë kur Adjei-Boateng ka realizuar golin, i cili ka mbetur i vetëm deri në fund të ndeshjes. Kjo edhe pse Cluj kishte mundësi ta shtonte avantazhin, por portieri Stivi Frashëri ishte në formë, gjë që bëri t'i pret dy gjuajtje të Deac nga një penallti e përsëritur.  
Ballkani e ka mbyllur rrugëtimin si i fundit në grup, me vetëm katër pikë. Grupin e kryeson Sivasspor me njëmbëdhjetë pikë, në vend të dytë gjendet Cluj me dhjetë pikë, kurse në vendin e tretë Slavia Prague me tetë pikë. 
Ballkani kishte fituar pikërisht kundër Sivassporit, madje si myasafir, kurse kishte barazuar me Clujin në Prishtinë. Të katër ndeshjet e tjera i kishte humbur. 
Ballkani nuk ishte favorit për ta kaluar grupin. Skuadrat e tjera ishin më të mëdha edhe në kuptim të fondit të lojtarëve e edhe buxhetit. 
Paraqitja e Ballkanit në Conference League ishte hera e parë që ndodhte për një klub nga Kosova. 

Frashëri pret dy herë një penallti në fund të pjesës së parë

Stivi Frasheri ka bërë pritje të shkëlqyera, duke mbrojtur dy herë penalltinë nga Ciprian Deac. Penalltia është përsëritur, por portieri shqiptar e ka ndalur në të dy herat. Deri te penalltia erdhi pas një ndërhyrje të Emërllahut, i cili është ndëshkuar me karton të verdhë. Rezultati vazhdon të jetë 1-0.

Cluj shënon ndaj Ballkanit

Cluj ka gjetur golin e epërsisë ndaj Ballkanit.  Ka qenë minuta e shtatëmbëdhjetë kur Adjei-Boateng ka realizuar.  Minutat e pjesës së parë po ecin, ndërsa rezultati vazhdon të jetë 1-0 për vendasit.

Fillon ndeshja Cluj-Ballkani

Ka filluar ndeshja mes CFR Cluj dhe Ballkanit. Të parët që e kanë shqelmuar topin kanë qenë futbollistët kosovarë. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sontme Ballkani nuk mund të shkojë më tutje në këtë kompeticion.  Kjo është ndeshja e fundit e fazës së grupeve.

Cluj - Ballkani, formacionet

Cluj - Ballkani ndeshen sonte në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.