Pique njofton përfundimin e karrierës
BKT
Sport

Pique njofton përfundimin e karrierës

Uran Krasniqi/RTKLive

Gerard Pique ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli tash dhe ndeshja e Barcelonës kundër Almerias të shtunën do të jetë e fundit e tij në "Camp Nou".

"Unë gjithmonë kam thënë se nuk do të ketë asnjë ekip tjetër pas Barçës dhe kështu do të jetë. Ndeshja e kësaj të shtune në 'Camp Nou' do të jetë e fundit për mua", ka thënë ai. "Unë do t'ua kaloj dashurinë time për Barçën fëmijëve të mi, siç bëri familja ime me mua".

Pique është tridhjetë e pesë vjeç.

Ai ka luajtur rreth 400 ndeshje për Barcelonën, si dhe më shumë se 100 me Spanjën. 

Pique ka fituar titujt më të rëndësishëm të futbollit, si në nivel klubesh e si me kombëtare.