21:08 / 03.11.2022
Lazio eliminohet nga Europa League
Uran Krasniqi/RTKLive
Lazio është mposhtur nga Feyenoord dhe kësisoji është elimnuar nga Europa League. Klubi italian ka pësuar me rezultat minimal 1-0.
Gimenez ka realizuar golin e fitores për holandezët në minutën e gjashtëdhjetë e katërt.
Feyenoord ka shkuar tutje si kryesues i grupit, aq sa kanë edhe skuadrat që gjenden në pozitat e tjera, Midtjylland si vend i dytë, Lazio si vend i tretë dhe Sturm Graz, si vend i katërt. Është golavarazhi ai i cili ka çuar përpara klubin holandez dhe atë danez.























