Vajzat e Kosovës mposhtin në hendboll ato të Ishujve Faroe
BKT
Sport

Vajzat e Kosovës mposhtin në hendboll ato të Ishujve Faroe

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese në hendbooll për Botërorin 2023, duke i mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 27 me 24.

Pjesën e parë Kosova e mbylli me epërsi 14:13.

Pas ndeshjes dy hendbollistet, Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari, kanë vlerësuar paraqitjen si dhe janë shprehur falënderuese ndaj shikuesve që mbushën palestrën në Istog.

Ndeshja e dytë kualifikuese pikërisht ndaj Ishujve Faroe luhet të shtunën me 5 nëntor në Palestrën Sportive në Istog.