Nora, e bronztë në Baku
BKT
Sport

Nora, e bronztë në Baku

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Baku të Azerbajxhanit.

Nora në luftën e dytë të repesazh mposhti xhudisten belge, Mina Libeer, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Nora fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin në Abu Dabi.

Të dielën në ‘tapetin’ e Baku-s do të zbresë Loriana Kuka, një tjetër garues nga Kosova.

Nora mund italianen, një fitore larg medaljes së bronztë

(E plotësuar) Xhudistja kosovare Nora Gjakova e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja jonë e mundi italianen Veronica Toniolo.

Kampionia olimpike është në rrugë të mirë të fitojë medaljen e bronztë nga ky turne i madh pasi i duhet vetëm edhe një fitore.

Nora humbet në çerekfinale, lufton për medaljen e bronztë

(E plotësuar) Xhudistja Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku.

Xhudistja jonë u mundur nga britanikja Lele Nairne. Britanikja u tregua më e mirë se garuesja jonë, duke e fituar çerekfinalen e këtij turneu.

Megjithatë, Nora mbetet në garë për medalje të bronztë.

Nora mposht gjermanen, kalon në çerekfinalen e Grand Slamit në Baku

(E plotësuar) Xhudistja kosovare Nora Gjakova e ka mposhtur gjermanen Seija Ballhaus me IPPON, duke kaluar në çerekfinalen e të Grand Slamit të Baku në Azerbajxhan.

Nora e cila në rundin e dytë kalojë pa luftë, në duel me gjermanen ishte më e mirë dhe tashmë xhudistja jonë kalon në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.

Nora në rundin e radhës do të përballet me britaniken, Lele Nairne.

Gjakova sfidon gjermanen Ballahasu në rundin e dytë në Baku

(E plotësuar) Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora e cila garon në kategorinë deri në 57 kg, në rundin e dytë do të përballet me gjermanen Seija Ballhaus.

Kosovën në Grand Slam do ta përfaqësojë edhe Loriana Kuka, e cila do të garojë deri në 78 kg.

Kuka do të ndeshet të dielën.