09:42 / 04.11.2022
Torres drejt Anglisë, e kërkon ky klub i njohur
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Aston Villa është duke e kërkuar mbrojtësin e Villarealit, Pau Torres.
Klubi anglez sipas mediave britanike, dëshiron reprezentuesin spanjoll.
Torres prej kohësh është i lidhur me transferimin në Angli. Torres thuhet së shumë shpejtë mund të bëhet pjesë e ligës më të fortë në Evropë, Premier League.
Torres me Villarealin ka kontratë deri në vitin 2024, klauzola e të cilit kap çmimin 50 milionë euro.























