Reja zbardh listën për miqësoren me Katarin
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Katarit.
Kuqezinjtë dhe Katar do të ndeshen në Spanjë me 9 nëntor, miqësore kjo që do të nis në orën 18:30.
Tekniku italian i beson dhe i jep shansin lojtarëve të Kategorisë Superiore teksa përjashtuar Kristal Abazajn që vjen nga radhët e turqve të Istanbulspor, të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar.
Në ndryshim nga lista e kaluar për miqësoren me Arabinë Saudite, janë ftuar edhe portierët Mario Dajsinani (Laçi) e Alen Sherri (Egnatia), konfirmohet Arlis Shala i Drenicës. Ndërsa, në mbrojtje pranë kombëtares rikthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana), Artan Jazxhi (Teuta), teksa konfirmohen Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku e Eneo Bitri.
Në mesfushë risia për këtë miqësore është Arbin Zejnullai i Egnatias, Kristal Abazaj (Istanbulspor), Serxho Ujka (Laçi) dhe Herald Marku i Vllaznisë teksa konfirmohen Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Odise Roshi, e Arinaldo Rrapaj. Në repartin ofensiv, përveç Xhixhës (Tirana), L.Vila (Teuta), Skuka (Partizani) që ishin edhe në miqësoren e fundit, është shtuar edhe një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara.
Kjo është lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja për miqësoren ndaj Katarit:
























