11:55 / 04.11.2022
Klubi i madh i La Ligës e kërkon Gundogan-in
F. Bytyqi /RTKlive
Atletico Madrid raportohet se është e interesuar për Ilkay Gundogan në verën e ardhshme.
E ardhmja e gjermanit tek kampionët në fuqi të Anglisë është e pasigurt pasi ‘Qytetarët’ ende nuk i kanë ofruar kontratë të re yllit të tyre.
Mediat spanjolle shkruajnë së Atletico Madrid do të provojë të firmos me gjermanin verën e ardhshëm me parametro zëro pasi që lojtari në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me skuadrën e Pep Guardiolës.
Madrilenët thuhet se nuk do ta kenë lehtë të transferojnë Gundoganin pasi për të janë të interesuara edhe disa skuadra tjera evropiane.























