Xavi kërkon pasuesin e Pique-s
BKT
Sport

Xavi kërkon pasuesin e Pique-s

F. Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar se në janar do të kërkon një qendërmbrojtës.

Pas njoftimit të Gerard Pique për pensionimin e tij, tekniku katalonas synon të gjejë një pasues të Piques.

“Ne do të kërkojmë një qendërmbrojtës në janar. Transferimi i një qendërmbrojtësi do të jetë prioritet pasi Pique ka vendosur të largohet”, ka thënë Xavi.

Mediat spanjolle raportojnë se Inigo Martinez i Atlehtic Bilbao, është në listën e ‘blaugranave’.