Prapashtica thotë se Prishtina luan për fitore ndaj Gjilanit
Albin Prapashtica ka thënë se Prishtina luan vetëm për fitore ndaj Gjilanit. Ai ka folur një ditë para ndeshjes për faqen e klubit.
"Ndeshja kundër Gjilanit do të jetë mjaft e vështirë, mirëpo ne do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal duke e ditur rëndësinë e ndeshjes pasi që nuk duhet që ta humbim hapin për kreun e tabelës. Kundërshtari e ka një ekip solid, mirëpo edhe në këtë takim do të futemi vetëm për fitore”, ka thënë Prapashtica. "Prishtina funksionin si grup dhe jemi të bashkuar në çdo sfidë dhe kjo është një ndër gjërat kryesore që e bënë ekipin e fuqishëm. Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë. Prezenca e tifozëve “Plisa” në stadium na jep motiv shtesë. Ne i cilësojmë si “lojtarin” e 12-të në fushë. Me përkrahjen e tyre, fitorja do të arrihet më lehtë.”
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll dhe zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 18:00.























