21:49 / 04.11.2022
Klubi serb largohet nga liga ku është edhe Sigal Prishtina
Uran Krasniqi/RTKLive
European North Basketball League ka njoftuar se klub i basketbollit nga Serbia, Dunav, është tërhequr nga garat. Sipas një komunikate, kjo ka ndodhur për arsye politike të brendshme.
ENBL te faqja zyrtare ka njoftuar për rastin.
“Sezoni i dytë i European North Basketball League do të ketë 15 klube pas një largimi në minutën e fundit nga BC Dunav. Klubi serb e ka tërhequr kërkesën për arsye politike të brendshme të premten, më 4 nëntor. ENBL respekton vendimin e BC Dunav dhe i uron fat të mirë klubit. Për shkak të rrethanave të papritura, Grupi A do të ketë shtatë ekipe dhe Grupi B – tetë ekipe. Katër skuadrat më të mira nga secili grup do të kualifikohen në play-off", është shkruar në njoftim.























