Emery shfaqet si trajner te Aston Villa: Do të doja trofe
BKT
Sport

Emery shfaqet si trajner te Aston Villa: Do të doja trofe

Uran Krasniqi/RTKLive

Unai Emery ka thënë se si trajneri i ri te Aston Villa do të donte trofe, porse tash i duhet të mendojë për ndeshjen e radhës.

“Ëndrra ime është të fitoj një trofe me Aston Villa”, tha ish-trajneri i Arsenalit, i cili u pyet nëse Villa mund të kualifikohet në Evropë këtë sezon. "Por tani duhet të fillojmë të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, sepse nuk jemi në një pozicion të mirë në tabelë tani, dhe çdo ndeshje do të na ofrojë më shumë njohuri për skuadrën". 

Villa ndeshet të dielën me Manchester Unitedin në kuadër të Premier League.