22:42 / 04.11.2022
Peja mposht Budivelnykun e Ukrainës
Uran Krasniqi/RTKLive
81:71 ka përfunduar ndeshja KB Peja - Budivelnyk. Kësisoji klubi kosovar ka mposhtur klubin e Ukrainës, në një ndeshje të vlefshme për Ligën Ballkanike.
Pejanët çerekun e parë fituan 26-16, derisa në atë të dytin ukrainasit fituan 26-15. Edhe në çerekun e tretë ukrainasit fituan me rezultat 22-17, kurse në çerekun e katërt kosovarët fituan me rezultat 23-7.
Isiah Umipig me njëzet e gjashtë pikë dhe Jalen Tate me nëntëmbëdhjetë pikë ishin kontribuesit më të mëdhenj të fitores për skuadrën kosovare.
Peja ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike do ta kundër skuadrës nga Izraeli, Hapoel Be’er Sheva. Ndeshja do ta zhvillohet më 29 dhjetor.























