Në një ndeshje me shumë gola Bayern mposht Herthan
BKT
Sport

Në një ndeshje me shumë gola Bayern mposht Herthan

Uran Krasniqi/RTKLive

Hertha Berlin e kishte shmangur humbjen në katër ndeshjet e mëparshme në shtëpi, por jo edhe sot ndaj Bayern Munich. 

Ndeshja në "Olympiastadion" është mbyllur 2-3. 

Falë realizimeve të Musialës dhe dy golave të Choupo-Moting bavarezët shënuan tre gola për tridhjetë e tetë minuta. Hertha ka shënuar dy herë përmes Lukebakio dhe Selke, por megjithatë këta gola nuk kanë thyer Bayernin dhe klubi nga Munich e ka ruajtur fitoren. 

Me këtë fitore bavarezët janë ngjitur në krye të tabelës së Bundesligës.