18:13 / 05.11.2022
Manchester City fiton me vështirësi nga Fulham
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City ka rimarrë vendin e parë në Premier League, të paktën përkohësisht, falë një penalltie. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka realizuar një fitore jo edhe të lehtë ndaj Fulham.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Ai që e vulosi fitoren dhe që e ndezi atmosferën në "Etihad Stadium" ishte Erling Haaland në fund të ndeshjes, pasi norvegjezi e ktheu në gol një penallti.
Julian Alvarez gjeti golin për Cityn qysh në minutën e gjashtëmbëdhjetë, por Pereira barazoi për mysafirët vetëm dhjetë minuta më vonë. Nga ai moment City mbeti edhe me dhjetë lojtarë, pasi Cancelo doli nga fusha me karton të kuq.
Pas kësaj ndeshje Fulham gjendet në pozitën e tetë në tabelë.























