Drenica thotë se ndeshjen nga Trepça `89 e humbi nga goli i parregullt
BKT
Sport

Drenica thotë se ndeshjen nga Trepça `89 e humbi nga goli i parregullt

Uran Krasniqi/RTKLive

Për Drenicën goli i Trepçës `89 i realizuar sot ishte i parregullt pasi topi kishte dalë paraprakisht jashtë vijës..

Trepça dhe Drenica janë ndeshur sot në Mitrovicë në kuadër të Superligës së Kosovës dhe mitroviacist kanë fituar 1-0. 

Por pas ndeshjes klubi nga Skënderaj ka dalë me një reagim.

"Goli i arritur nga ana e ekipit vendas u bë përmes një situate të parregullt, ku fillimisht topi kishte dal jashtë vijes anësore, dhe përkundër kësaj gjyqtarët heshtën e po ashtu edhe dhoma VAR, e cila nuk sinjalizoi që topi kishte kaluar vijën anësore, e pikërisht në këtë aksion u shënua goli, dhe sipas gjyqtarëve në ndeshje, ky gol është verifikuar dhe aprovuar nga VAR-i si gol i rregullt", ka shkruar Drenica. 

Klubi skënderajas ka theksuar se edhe në Ferizaj është dëmtuar nga gjyqtarët. 

Drenica ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës marrjen e masave për mbarëvajtjen e kampionatit.