15:33 / 06.11.2022
Ferizaj jep shenja këndellje, mposht Llapin në Podujevë
Ferizaj ka dhënë shenja të këndelljes pas një një serie të gjatë me performancë të dobët. Në ndeshjen e sotme në Podujevë kundër Llapit ka arritur të fitojë me rezultat 1-2.
Golin e parë për Ferizajn e ka shënuar Çerkini dhe pjesa e parë është mbyllur vetëm me atë gol.
Pastaj në pjesë të dytë mysafirët kanë realizuar edhe një herë me anë të Haxhimusës.
Llapi nuk ka qenë në gjendje të barazojë, por vetëm ta ngushtojë rezultatin. Kjo me golin e Bianor Neto (74’).
Pas kësaj fitore, Ferizaj vazhdon të mbetet në vendin e fundit me dymbëdhjetë pikë, ndërsa Llapi i gjashti me pesëmbëdhjetë pikë.























