10:13 / 07.11.2022
‘Djajtë e Kuq’ përballen më konkurrencën të fortë për yllin e PSV-së
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Manchester United është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me yllin e PSV Eindhoven, Cody Gakpo.
‘Djajtë e Kuq’ sipas gazetarit Fabrizio Romano, janë favorit për të transferuar Gakpo-n.
Megjithatë, skuadra e Ten Hag për ta sjell në Manchester asin e PSV-së, duhet ta fitojë garën kundër disa klubeve tjera të mëdha evropiane që janë duke e monitoruar në vazhdimësi Gakpo-n.
Vlera e lojtarit sipas gazetarit Romano, kap shifrën rreth 50 milionë euro, shifër të cilën gjithnjë e ka kërkuar klubi holandez.























