Shorti i Europa League: Barça-Man Utd, përballje gjigantësh
BKT
Sport

Shorti i Europa League: Barça-Man Utd, përballje gjigantësh

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas shortit në Ligën e Kampionëve, është tërhequr shorti edhe në Europa League, liga e dytë më e madh evropiane.

Pjesë e kësaj ligë, tashmë janë edhe skuadrat e mëdha si Barcelona Juventusi dhe Manchester United.

Pikërisht dueli i madh i këtij rrethi do të luhet mes Barcelonës dhe Manchester United, derisa Juve do të ketë punë më të lehtë pasi takohet me skuadrën franceze, Nantes.

Duele të ‘nxehta’ pritet te jenë edhe ballafaqimet Sevilla-PSV dhe Salzburg-Roma.

Ja çiftët e rrethit të ardhshëm:

Barcelona-Manchester United

Juventus-Nantes

Sporting Club-Midtjylland

ShakhtarDonjetsk-Stade Rennasi

Ajax-Union Berlin

Bayer Leverkusen-AS Monaco

Sevilla-PSV Einthoven

Salzburg-Roma