14:45 / 07.11.2022
Pioli: Ndeshjet me Tottenhamin do të jenë të vështira
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AC Milan do të përballet me Tottenhamin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i ‘Rossonerëve’ Stefano Pioli mendon se duelet me ‘Spurs’ nuk do të jetë aspak të lehta për skuadrën italiane.
Pioli thotë se Tottenham është skuadër e fortë që drejtohet nga një trajner i madh.
“Do të jenë dy ndeshje të vështira. Ndeshem më një kundërshtar të fortë që drejtohet nga një trajner i madh dhe që na njeh mirë”, tha Pioli.
“Por është e pamundur të gjesh një kundërshtar të lehtë në 1/16 e Ligës së Kampionëve. Do të luajmë më cilësitë, vetëdijen dhe besimin tonë të madh”, tha strategu italian.
Ndeshja e parë mes Milanit dhe Tottenhamit luhet në mesin e muajit shkurt.























