Bayern-PSG, Muller ka një mesazh për parisienët
BKT
Sport

Bayern-PSG, Muller ka një mesazh për parisienët

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shorti i Ligës së Kampionëve rezervoi përballjen e dy skuadrave të mëdha evropiane, Bayern Munich-PSG.

Asi i ‘bavarezëve’ Thomas Muller duke folur për mediat gjermane, e ka vlerësuar të vështirë duelin me parisienët, por ai beson se skuadra e tij, do të kalojnë në rundin tjetër të Championsit.

“PSG është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer. Fatkeqësisht, njëra nga këto dy skuadra nuk do të mund të kualifikohet, dhe këtë herë nuk do të ketë lamtumirë nga skuadra nga ne”, tha Muller.

Ndeshja e parë mes kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe atyre franceze, do të luhet në mesin e muajit shkurt të vitit të ardhshëm.