Bayern ka gjetur pasuesin e Lewandowskit
BKT
Sport

Bayern ka gjetur pasuesin e Lewandowskit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bayern Munich raportohet se nuk do të kërkojë pasues të Robert Lewandowski pasi Eric Maxim Choupo-Moting është duke treguar performancë të shkëlqyer këtë sezon të garave me ‘Bavarezët’.

Sipas mediave gjermane, kampionët në fuqi të Gjermanisë janë të kënaqur me formën e Moting, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor tek gjiganti gjerman.

Choupo-Moting deri tash këtë sezon të garave, ka shënuar 10 gola në të gjithat garat, duke dhënë kontribut të madh në rezultatet e ‘Bavarezëve’.