15:19 / 08.11.2022
‘Çmendet’ United, gati 150 milionë euro për Bellingham
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester United është i gatshëm t’i paguajë 150 milionë euro për të fituar betejën për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Supertalenti i ‘milionerëve’ të Gjermanisë, është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Klubi nga ‘Old Traffordi’, sipas mediave britanike, është i gatshëm t’ia ofrojë Dortmundit hiq më pak se 150 milionë euro për Bellingham.
Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe PSG besohet së janë duke e vëzhguar yllin e Dortmundit, i cili po bën një supersezon.























