Bayern Munich shkund Werder Bremenin, ‘blindon’ kreun
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Bayern Munich ka vazhduar me formën e tyre të mirë në Bundesligën gjermane.
‘Bavarezët’ e kanë mposhtur lehtë dhe bindshëm Werder Bremenin, me rezultat 6-1, sonte në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit gjerman.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë në çdo aspekt ishin ekip më i mirë së skuadra mike, duke arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për të mbrojtur titullin e kampionit.
Njeriu i ndeshjes në fitoren e skuadrës nga Munich ishte Gnabry, i cili shënoi hat-trick, derisa nga një gol e realizuan edhe Musiala, Gortezka dhe Tel, kurse, golin e nderit për Werder e realizoi Jung.
Pas kësaj fitore, Bayern Munich kryeson tabelën me 31 pikë, katër më shumë së Freiburg, kurse, Werder renditet i shtati me 21 pikë të grumbulluara.























