Gabon Milani
BKT
Sport

Gabon Milani

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në udhëtim tek Cremonese.

Cremonese dhe ‘Rossonerët’ ndanë pikët sonte në kuadër të javës së 14-të në Serie A.

Kampionët në fuqi të Italisë, e kërkuan më shumë golin e fitore, por skuadra mike mirë e kontrolloi lojën, madje, disa herë u shfaq e rrezikshme edhe në sulm, megjithatë, kjo sfidë u mbyll me rezultatin më të padëshiruar në lojën e futbollit (0-0).

Pas këtij barazimi, Milani ka 30 pikë, tetë më pak së lideri i tabelës, Napoli, derisa Cremonese renditet e 18-ta vetëm më shtatë pikë të tubuara.