Barça pa Lewandowskin e ‘skuqur’ me përmbysje mposht Osasunën
BKT
Sport

Barça pa Lewandowskin e ‘skuqur’ me përmbysje mposht Osasunën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona ka arkëtuar edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit në La Ligë.

Katalonasit sonte në udhëtim mposhtën Osasunën me përmbysje (1-2), në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pavarësisht se ‘blaugranat’ luajtën më shumë së 60 minuta më një lojtar më pak në terren pasi që Robert Lewandowski u ‘skuq’ pas dy kartonëve të verdhë, megjithatë, skuadra e Xavi Hernandez nuk u dorëzua duke fituar këtë sfidë të vështirë.

Garcia (6’) zhbllokojë lojën duke kaluar Osasunën në epërsi prej 1-0, ndërsa Pedri (45’) barazoi shifrat në 1-1, derisa Raphinha (85’), ia siguroi fitoren Barcelonës, e cila tani ka 37 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë së Real Madridi, kurse, Osasuna renditet e gjashta me 23 pikë të grumbulluara.