11:34 / 09.11.2022
Klubi i njohur gjerman pas mbrojtësit të West Hamit
F.Bytyqi /RTKlive
Bayer Leverkusen raportohet së është duke e vëzhguar mbrojtësin e West Ham, Vladimir Coufal.
Klubi gjerman është në kërkim të një mbrojtësi të ri, dhe siç raportojnë mediat gjermane, Coufal është prioritet i Bayer Leverkusenit.
Coufal në fund të sezonit mbyll kontratën me West Ham, dhe duket se e ardhmja e tij, do të jetë jashtë Anglisë.
Skautët e Leverkusenit thuhet së në fundjave do të vizitojnë Londrën për të shikuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të West Hamit qysh në afatin kalimtar të janarit.























