Juve gati të godas Napolin, e do Victor Osimhen
BKT
Sport

Juve gati të godas Napolin, e do Victor Osimhen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Juventusi është duke u përgatitur ta godas Napolin.

Torinezët sipas mediave italiane, synojnë të transferojnë yllin e ‘napolitanëve’ Victor Osimhen.

‘Zonja e Vjetër’ e cila nuk po kalon sezon të mirë, madje, tashmë ata janë jashtë Ligës së Kampionëve, synojnë të forcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Osimhen shihet nga krerët e juventinëve si lojtar ideal për skuadrën e tyre.

Krerët e Juvës tashmë janë duke përgatitur planin që në verën e ardhshme të blejnë sulmuesin e Napolit, i cili po monitorohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.