Leao në vend të CR7?
BKT
Sport

Leao në vend të CR7?

F.Bytyqi /RTKlive

Ylli i AC Milanit, Rafael Leao raportohet se mund të jetë pasues i Cristiano Ronaldos të Manchester United.

Anësori portugez i ‘Rossonerëve’ prej kohësh është i lidhur me transferimin në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ siç raportojnë mediat britanike, Leaon e shohin lojtar ideal për të zëvendësuar Ronaldon, i cili më gjasë në muajin janar, do të ikën nga Man UTD.

Leao, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane përfshirë edhe PSG-n, vlera e tij është rreth 70 milionë euro.

Man UTD thuhet se javëve të fundit, ka dërguar skautët e tyre e për të parë nga afër cilësitë që posedon ylli i Milanit.