Zvicra më tre shqiptarë në ‘Katar 2022’, ‘harron’ Zeqirin
BKT
Sport

Zvicra më tre shqiptarë në ‘Katar 2022’, ‘harron’ Zeqirin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pjesë e listës së Yakin janë treshja shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, derisa jashtë listës ka mbetur Andi Zeiqiri, një tjetër kosovar që kishte refuzuar Kombëtaren e Kosovës.

Zvicra është në një grup shumë të vështirë në këtë Botëror, apo siç njihet grupin e vdekjes, bashkë me favoritin Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Kujtojmë se ky do të jetë Botërori i dytë radhazi, pas atij Rusia 2018, që Zvicra është në një grup bashkë me Serbinë.

Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ nis më 20 nëntor dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK), do ta ketë ekskuzivitetin e ngjarjes më të madh në botën e futbollit.