Mane humbet Kupën e Botës në Katar
BKT
Sport

Mane humbet Kupën e Botës në Katar

rtsh

Sipas L`Equipe Sadio Mané do të mungojë në Kupën e Botës në Katar.

Faqja e gazetës franceze flet për një dëmtim të tendinës që do ta detyrojë sulmuesin e Bayern të ndalet për disa javë, duke i mohuar kështu mundësinë për të marrë pjesë në Botëror me Senegalin.

Ish-sulmuesi i Liverpooli u dëmtua në minutat e para të ndeshjes 6-1 me të cilën Bayern likuidoi Werder Bremen në raundin e mesjavës së Bundesligës.

Trajneri i Senegalit, Aliou Cissé, do të publikojë listën e skuadrës për Katarin të premten më 11 nëntor.

Edhe Julian Nagelsmann ka folur për situatën e sulmuesit të lindur në vitin 1992. Trajneri i Bayern ka shtyrë gjithçka për ekzaminimet e mëtejshme që do t'i nënshtrohet lojtari i tij.

“Është një zonë delikate, të shohim se çfarë do të thonë rrezet X, le të shpresojmë për më të mirën, por nuk jam i sigurt”.

Më optimist Dino Toppmoeller, anëtar i shtabit të trajnerëve bavarez, i cili deklaroi se, "nuk është asgjë veçanërisht serioze".