13:08 / 09.11.2022
Perez: Të gjithë kampionët e mëdhenj duan të luajnë në Real Madrid
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez në një intervistë për “Tuttosport”, ka zbuluar sekretet e ndërtimit të një ekipi të madh.
Sipas Perez-it, Madridi është një klub i madh ku të gjithë duan të luajnë për fanellën e ‘Mbretërve’.
“Madridi është një klub ku të gjithë duan të vijnë. Nuk është vështirë t’i bindësh që të pranojnë ofertën e Real Madridit”, tha Perez.
“Është një organizim i madh, strategjitë gjithmonë janë të mira, rrogat janë të mira, me pak fjalë të gjithë kampionët e mëdhenj duan të luajnë në Real Madrid”, theksoi ai.























