Malisheva shokon Prishtinën, fitojnë edhe Dukagjini dhe Trepça ‘89
BKT
Sport

Malisheva shokon Prishtinën, fitojnë edhe Dukagjini dhe Trepça ‘89

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur tri ndeshjet e para të javës së 16-të në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 2-1 të mërkurën në Malishevë, në një sfidë interesante.

Skuadra nikoqire mjaft mirë e nisi lojën duke kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave përmes Hazrollajt, ndërsa shifrat i barazoi Endrit Krasniqi në minutën e 20-të.

Pjesëloja e dytë mes këtyre dy skuadrave, prodhoi disa raste të mira nga të dy skuadrat, por ishte Malisheva e cila më anë të Bajramit gjeti golin e dytë dhe të fitores.

Fitore tejet të rëndësishme, ka arritur Dukagjini i Klinës që në udhëtim mundi Drenicën, me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga Altin Merlaku.

Tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim i ka arkëtuar edhe Trepça ’89 që mundi Ferizajn, me rezultat 2-3.