15:37 / 09.11.2022
Kaos në derbin shqiptar, ndërpritet zyrtarisht sfida Shkupi-Shkëndija
F.Bytyqi /RTKlive
Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës, sfidë kjo që ishte duke u zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Maqedonisë së Veriut, është ndërprerë.
Përballja nisi me një situatë të qetë, por që gjithçka ndryshoi me golin e shënuar në minutën e 9-të.
Tensionet filluan kur ekipi tetovar shënoi gol përmes Dashmir Elezit, ndërsa golashënuesi shkoi për të festuar afër tifo grupit Shvercerat.
Për të qetësuar ngjarjen, kanë ndërhyrë edhe forcat policore, por situata nuk u qetësua.
Edhe pas disa bisedimesh me tifozët shkupjanë, gjërat nuk u normalizuan dhe më pas rrodhi vendimi zyrtar se ndeshja duhej ndërprerë.























