17:04 / 09.11.2022
Vazhdojnë ndeshjet në Serie A, Bundesliga dhe La Liga
Uran Krasniqi/RTKLive
Tri kampionate evropiane të mëdha vijnë më ndeshjet e tyre edhe gjatë ditës së sotme.
Në Itali ndeshjet më interesante pritet të jenë Sassuolo – Roma dhe Inter – Bologna, në Gjermani klubi që ka qenë surprizë e sezonit, Union Berlin, do të ndeshet me Augsburg, ndërsa në Spanjë Atletico Madrid jo në formë të mirë këtë sezon do të përballet me Mallorcan ku aktivizohet edhe kosovari, Vedat Muriqi.
Sonte nuk ka ndeshe nga Premier League, por në vend të saj klubet angleze do të ndeshen në EFL Cup. Ligue 1 nga Franca Ligue nuk ka ndeshje.























