17:40 / 09.11.2022
Shkëndija e fiton në tavolinë ndeshjen e ndërprerë në fushë
Uran Krasniqi / RTKLive
Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Shkupit.
Për këtë rezultat është vendosur nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, pasi ndeshja e zhvilluar gjatë ditë së sotme ishte ndërprerë, si pasojë e hyrjes së tifozëve të Shkupit në fushën e lojës dhe sulmit të tyre ndaj futbollistëve të Shkëndijës.
Se fitorja i është dhënë Shkëndijës, këtë e ka komunikuar vetë klubi përmes një njoftimi.
"Jemi në gjysmëfinale të Kupës
ZYRTARE: FFM regjistron me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e Kupës, Shkupi-Shkëndija", ka njoftuar Shkëndija.























