18:06 / 09.11.2022
Trajneri i Malishevës: Angazhimi më i madh se sa kundërshtari solli fitoren
Angazhimi më i madh se sa kundërshtari është faktori që ka ndikuar në fitoren e Malishevës ndaj Prishtinës, ka thënë trajneri i Malishevës, Sami Sërmaxhaj.
Ai ka folur pas ndeshjes të cilën klubi malishevas e fitoi me rezultat 2-1 dhe e cila ishte e vlefshme për Superligën e Kosovës.
“Ishte një lojë e mirë, ku pjesa e parë ishte e nivelizuar, pasi si ne ashtu edhe Prishtina kishim raste për gola”, ka thënë Sërmaxhaj. “Në pjesën e dytë ishim më të mirë, ishte një ekip me karakter të fortë. Angazhimi i lojtarëve të Malishevës ishte më i madh se kundërshtari dhe rezultoi më gol që na dha pikët e rëndësishme”.























